Politikë

Baton Haxhiu: Ahmetaj po kërkon azil në Zvicër dhe njëkohësisht po luan rolin e “zarit” të Berishës

Shkruar nga Liberale

Baton Haxhiu: Ahmetaj po kërkon azil në Zvicër dhe

Akuzat publike të bëra nga ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj në adresë të Kryeministrit Edi Rama dhe zv/Kryeministres Belinda Balluku, kanë rihapur debatin për zhvillimet brenda Partisë Socialiste.
Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në Opinion, është shprehur se politikanë si Arben Ahmetaj por edhe të tjerë, janë persona që mund të komandohen nga Kryeministri dhe të korruptueshëm.

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i pranishëm në të njëjtën studio theksoi se, Arben Ahmetaj nuk është një shenjtor dhe akuzat e opozitës ndaj tij ndër vite kanë qenë të drejta.
Gjekmarkaj ndër të tjera shprehet se janë tre probleme kryesore që shtrohen nga këto akuza dhe deklarime që ka bërë Arben Ahmetaj.

Analisti Baton Haxhiu nga ana tjetër thotë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj (tashmë në kërkim) po luan rolin e zarit të Berishës teksa shton se është eksponent i kryedemokratit në Zvicër. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu shprehet se sipas tij, Ahmetaj është një njeri i zhgënjyer dhe me faje, kontradiktor dhe i mllefosur dhe sipas tij, intervistat që jep janë kontradiktore.

Baton Haxhiu:

“Ajo që pashë dhe dëgjova në intervistën e Arben Ahmetaj: Ky është një njeri që po kërkon një azil ose ka pretendim që të jetë azilant dhe pretendon se është i rrezikuar. Në të njëjtën kohë po luan rolin e zarit të Berishës dhe është eksponent i Sali Berishës në Zvicër. Në secilën qeveri ka eksponentë politikë që janë edhe të korruptuar. Unë mund të them, Edi Rama e ka një vizion për Shqipërinë dhe ai vizion është një prej më të mirëve që Shqipëria ka pasur. Brenda këtij vizioni politik, ky vizion ka korrupsion brenda.”

“Për Arben Ahmetaj, po flasim për një njeri të zhgënjyer, një njeri me faje që kanë nisur në vitin 2013 dhe janë në publik në 2017. Nëse ju kujtohen konferencat për shtyp të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës kur PS merr pushtetin si e vetme. LSI ka qenë brenda projektit të inceneratorit, beteja ka filluar atëherë dhe pastaj ka derivuar ku jemi sot. Është shumë kontradiktor, i mllefosur. Më së pari, është njeri që do ta amnistojë veten dhe në secilën e gjen një hapësirë për të amnistruar dikë tjetër dhe për të rrënuar dikë tjetër. Ai amnistoi Veliajn dhe u koncentua në akuzën ndaj Ballukut.”

Dashamir Shehu:

“Po t’i shikosh këta 3 emra që keni vendosur ju, çfarë janë? Çfarë ishin përpara? Asnjë gjë! Nëpunësa të vegjël. Këta ky i ka zgjedhur me dorë. Pse? Se i binden. Midis tyre edhe ky Ahmetaj, edhe ca Ahmetaj të tjerë që janë aty në Parlament, edhe ata që kanë ikur dhe ata që po vijnë. Shefi i madh, autokrati, çfarë zgjedh? Zgjedh njerëz pa vlerë, njerëz të korruptueshëm, sepse shqiptari është mësuar të qeverisë me anën e dobët të njerëzve, jo me anën e mirë. Edhe i vendos në pushtet, këta i komandon ti. Kanë dhe një avantazh tjetër këta. Kur t’i shkuli shefi, siç ka shkulur këtë (Ahmetajn) dhe do t’i shkuli dhe këta të tjerët, këta nuk lënë gropë sepse nuk janë pemë, janë një shkurre e vogël, i heq dhe i hedh. Dhe nuk prishin punë këta. Historia e PS, edhe e PD, është e mbushur me histori të tilla”, u shpreh Dashamir Shehi.

Agron Gjekmarkaj:

“Unë mendoj që nuk është problem i shqiptarëve sot dhe i Shqipërisë nëse është njeri i mirë apo i keq Arben Ahmetaj, nëse është shenjtor apo djall. Çështja është që çfarë ai thotë, dëshmia që ai le, autopsia që i bën kohës ku ka qenë dëshmitar apo pjesëmarrës. Sigurisht unë nuk mendoj që është shenjtor Arben Ahmetaj, unë kam qëndrimet e mia, mendoj që ka qenë një njeri tipik arivist në politik, por është e drejta e gjithësecilit ta bëjë politikën siç do vetë. Opozita e ka akuzuar për shumë vite me akuza të drejta dhe nëse ai nuk do të kishte qenë njëri prej tyre nuk do të kishte mundësi që të na rrëfente këto gjëra.

Sigurisht që ajo që Ahmetaj thotë ju keni renditur aty 15 akuza, për mua shtrojnë tre probleme të mëdha si qytetar i këtij vendi. Shtrojnë problemin etik të kësaj qeverisje. A kemi një lukuni me vese që e qeveris këtë vend apo kemi një grup politik që udhëhiqet nga arsyeja për ta drejtuar politikisht këtë vend, por mendoj që kjo teza e dytë ka rënë 12 herë në këto 12 vite.

Pika tjetër është çështja politike. Cilët janë njerëzit politik që ka promovuar dhe ka Edi Rama dhe ka përgjegjësi për të gjithë këto për Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Saimir Tahirin. Një lider i cili i shet ata i marketon si ministra si figura publike ka edhe përgjegjësinë politike.

E treta është çështja juridike. Unë mendoj që duke qenë objekt i SPAK, SPAK nuk duhet të kompleksohet. SPAK ka detyrimin që të hetojë për tunelin e Llogarasë, akuzat ndaj Belinda Ballukut, Edi Ramës për presion ndaj Erion Veliajt, për udhëtimet me charter dhe biznesmenë që kanë marrë troje në Tiranë, akuzat për resortet. Pra ai ka dhënë një dëshmi. E fundit ajo që tha Batoni për kanabizimin fakti është që doli siç tha zotëria në intervistë pavarësisht se si është bërë biseda atje brenda është skenar letrar apo jo, por e vërteta është kjo që Lazarati u mbyll e gjithë Shqipëri u kanabizua dhe dy tre avion u rrëzuan duke marrë kanabis në Shqipëri."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH