Politikë

Basha: Sot nuk ka shqiptar që nuk e di se vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës

Shkruar nga Liberale

Basha: Sot nuk ka shqiptar që nuk e di se vula e PD-së u përdor

Lulzim Basha ka reaguar sërish pas vendimit të Apelit duke lënë të kuptohet se ai dhe mbështetësit e tij në opozitë nuk mund të bashkohen dot me grupimin tjetër. Basha thotë se bashkimi është i pamundur për shkak të pazarit mes Berishës dhe Ramës, për hallet dhe interesat e tyre personalë.  - "Berishës i duhet vula për t'i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, dhe në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë" thotë Basha.

Reagimi i plotë i Bashës:

E kuptoj që Sali Berishës i ka mbetur vula në dorë dhe i duhet të rishpikë armiq të jashtëm e të brendshëm. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot këtë pazar të turpshëm.

Sot nuk ka shqiptar që nuk e di se vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës.

Berishës i duhet vula për t'i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, dhe në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë.

Prandaj dera e shtëpisë politike të Berishës nuk është dera e demokratëve, por e hallexhinjëve të SPAK-ut dhe të dëshpëruarve për një karrige.

Ajo nuk është dhe as nuk do të jetë dera ime dhe as rruga e demokratëve dhe shqiptarëve që duan ndryshim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH