Ekonomi

THE ECONOMIST/ Meloni vërtetoi se skeptikët e kishin gabim. Për të ardhmen, ‘në ndihmë’ po i vjen Rama!

Shkruar nga Aranit Muraçi

THE ECONOMIST/ Meloni vërtetoi se skeptikët e kishin gabim. Për

E përjavshmja britanike: nga të gjitha vendet evropiane, Italia është për herë të parë ndër ato që shkaktojnë më pak shqetësim. Por për të ardhmen shihen dy pengesa: ajo duhet të gjejë një mënyrë për të frenuar imigracionin e paligjshëm (dhe në ndihmë po i vjen qeveria e Shqipërisë) si dhe për të ringritur ekonominë duke shkuar përtej fondeve të Brukselit

Mund të tingëllojë ironike, por sfida më e madhe e qeverisë Meloni është sfida ndaj emigracionit të paligjshëm si një prej premtimeve të saj më të mëdha në fushatën elektorale para se të vinte në pushtet. Dhe për t’i ardhur në ndihmë qeverisë së Melonit, e cila konsiderohet një qeveri e ekstremit të djathtë, ka menduar një kryeministër i majtë, përtej Adriatikut, Edi Rama. Politika ndërkombëtare po bëhet sot gjithmonë e më e paparashikueshme, në ditët e sotme, ku secili kërkon të shtojë kapitalet e tij politike.    

“The Economist”, në artikullin për Italinë thotë se “Meloni vërtetoi se skeptikët e kishin gabim.  Por tani kërkohen të merren masa për rritjen ekonomike.”

Artikulli në të cilin "The Economist" analizon trendin politik dhe ekonomik italian

Në përgjithësi, sipas analizës së "The Economist", “nga të gjitha vendet evropiane, Italia është për herë të parë ndër ato që shkaktojnë më pak shqetësim. Por sfidat më të mëdha të qeverisë qëndrojnë mbi të gjitha, në të ardhmen. Meloni duhet të gjejë një mënyrë për të frenuar imigracionin e paligjshëm nëse dëshiron të qetësojë votuesit e saj, si dhe të shpenzojë paratë për rimëkëmbjen sa më të shpejtë nëse dëshiron të kënaqë Brukselin”.

Mbi të gjitha, nënvizon revista prestigjoze britanike, në disa raste nuk kishte qenë në një mendim me drejtuesit italianë (veçanërisht ata të drejtuar nga Berlusconi), qeveria duhet të miratojë një strategji rritjeje që shkon përtej kontributit të thjeshtë të parave nga Brukseli: “Nëse nuk arrijmë normën e rritjes”, paralajmëron Francesco Giavazzi, ish-këshilltari ekonomik i Mario Draghit, “do të zhytemi në telashe”.

Në fillim të një viti në të cilin ajo do të përballet me provën e parë reale të opinionit popullor në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të qershorit, kryeministrja Giorgia Meloni shpreson për një trend pozitiv në të dhënat e rritjes të publikuara javën e ardhshme. Sërish siç theksohet nga “The Economist”, kryeministrja mori mandatin e saj në një fazë në të cilën rimëkëmbja e ekonomisë, e goditur rëndë nga pandemia Covid-19, ishte e destinuar të përfundonte dhe asaj iu desh të përballej me “furtuna” të reja, siç ishte kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Për kryeministren zbarkimet nga rruga e Mesdheut u rritën në 157,652 vitin e kaluar, një rritje prej 50% në krahasim me vitin 2022, dhe për këtë arsye qeveria ka vendosur të trajtojë "çështjen" me prioritet. Duke e rikthyer këtë çështje në qendër të debatit europian. Për pjesën tjetër, Meloni "po komandon gjithnjë e më shumë skenën", thotë Lorenzo Castellani, një profesor në Luiss, Romë. Koalicioni i saj ka një mazhorancë të madhe dhe mbetet i bashkuar, pavarësisht disa dallimeve të fundit duke u fokusuar tek kandidaturat në funksion të zgjedhjeve të ardhshme rajonale.

Meloni, për më tepër, mund të llogarisë edhe në marrëdhënie pozitive me aleatët e NATO-s. “Italia ka garantuar mbështetje dhe armë për Ukrainën, dhe mbështetje mjaft të moderuar për Izraelin. Ajo gjithashtu e bëri Brukselin mjaft të lumtur për të lejuar Komisionin Evropian të vazhdojë rregullisht disbursimin e kësteve të 194 miliardë eurove (211 miliardë dollarë) të akorduara për Italinë nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së pas Covid-19, deri tani më i madhi për çdo shtet anëtar”, lexohet në të përjavshmen britanike. Natyrisht, ndër dyshimet e nxjerra nga kjo analizë, është edhe mundësia e shpenzimeve të saktë të këtyre fondeve, objektiv që duhet shoqëruar me një sërë reformash strukturore. Nuk është rastësi, kujton “The Economist”, “një nga pengesat kryesore për aktivitetin prodhues - dhe për investimet e huaja direkte - është vonesa që hasin kompanitë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe rikuperimin e kredive”. E përjavshmja ekonomike britanike kujton se si qeveria ka “ndërhyrë në mënyrë të përsëritur” në një përpjekje për "të kufizuar rritjen e çmimeve në disa linja ajrore dhe për të vendosur një taksë mbi fitimet shtesë të bankave, që vijnë nga inflacioni", si dhe një ndërhyrje e planifikuar që synon “zvogëlimi i ndikimit direkt të investitorëve të huaj” në kompanitë italiane. /Liberale.al/

THE ECONOMIST/ Meloni vërtetoi se skeptikët e kishin gabim. Për

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH