Ekonomi

Rritja e çmimit të banesave, INSTAT: U rritën kostot për pagat e punëtorëve

Shkruar nga Liberale

Rritja e çmimit të banesave, INSTAT: U rritën kostot për

Çmimet e banesave për godinat e banimit janë rritur, kjo e ndikuar edhe nga fakti që po rriten shpenzimet për ndërtimin e tyre

Në një raport të fundit nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa, arriti në 113.1 për tremujorin e parë të vitit 2025. Ndryshimi vjetor i këtij indeksi është 1%, ndërsa e njejta periudhë një vit më parë ishte 3,4%.

Shpenzimet më të mëdha u regjistruan për pagat, me një rritje prej 5,2% krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë. Në radhë të dytë vinin shpenzimet për makineritë me 2,4%, kosto të tjera me 2%, transporti 1,7%, energjia 0,6%.

Ulje u shënuan në shpenzimet materiale, prej 1,1%. Në këtë grupim, përfshihen materialet elektrike dhe të komunikimit që pësoi uljen më të madhe prej 2,2%, e pasuar nga “materiale ndërtimi” dhe “materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me nga 0,8% secila.

Ky raport tregon se kërkesa për shtimin e banesave është konsiderueshëm i lartë. Megjithatë, balanca mes shpenzimeve të pagave për punëtorët dhe atë të materialeve të ndërtimit është delikate. Krahasuar me tremujorin e katërt, por të vitit 2021, shpenzimet për pagat u rritën me 1,7%, ndërsa për shpenzimet materialeve u ulën me 0,2%.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH