Ekonomi

RAPORTI/ 2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë, kryesojnë tatimet!

Shkruar nga Liberale

RAPORTI/ 2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë,

Institucionet publike kanë kryer shkelje financiare të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh. Shifra del në një raport të brendshëm të ministrisë së Financave për vitin 2024.

Në kontrollin fnanciar, ministria gjeti 7,256 procedura me shkelje,  devijime në sistemet e administrimit të pronës publike, prokurimeve, pagesave, shpërblimeve, menaxhimit të aseteve dhe sistemit të tatim-taksave, si dhe në fusha të tjera përkatëse të veprimtarisë së njësive publike.

Auditimi i brendshëm luan një rol të rëndësishëm në identifikimin e parregullsive që mund të sjellin pasoja financiare për institucionet publike.

Konkretisht dëmi i gjetur në sistemin tatim-taksa është rreth 620 mijë euro në tatim-taksa, në paga e shpërblime 185 mijë, në prokurim blerje dhe investime 170 mijë, në administrim prone dhe pasuri  dhe 150 mijë euro në privatizime, shitje dhe qiradhënie.

Për vlerën e efektit negativ të shkaktuar është kërkuar rikuperimi i shumës dhe ndjekja e arkëtimit deri në zhdëmtimin e plotë.

Këto gjetje tregojnë për nevojën e forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe të llogaridhënies në administratën publike.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH