Aktualitet

Skandali tek “Onkologjiku”/ GJKKO merr vendimin për mjekun Edmond Gashi, i bllokohet pasaporta...

Shkruar nga Liberale

Skandali tek “Onkologjiku”/ GJKKO merr vendimin për mjekun

Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin tek spitali Onokologjik. 

Mësohet se togat e zeza kanë zëvendësuar masën “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi.

Ai është liruar me garanci pasurore 20 mln lekë, si edhe iu është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.

Kujtojmë se mjeku Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH