Aktualitet

‘Luftë’ në Shkodër/ Telefonoi policinë dhe kërkoi ndihmë, 83-vjeçari merr më pas çiften dhe hap zjarr nga ballkoni ndaj tre të rinjve

Shkruar nga Liberale
‘Luftë’ në Shkodër/ Telefonoi policinë dhe

 

I moshuari qëllon edhe ndaj policëve para se të arrestohej.
Tre të rinj shpëtuan mrekullisht pak pas mesnatës së 9 janarit në lagjen “Rus” në Shkodër. Teksa ndodheshin në rrugë duke biseduar, një i moshuar, shtetasi Fasli Hyka 83 vjeç i armatosur, i qëlloi nga ballkoni i katit të pestë nga banesa e tij në orën 00:30.

Plumbat fatmirësisht nuk plagosën asnjërin prej tre të rinjve ndërsa u dëmtua një automjet i parkuar. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke izoluar zonën për shkak të rrezikshmërisë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futën nga ballkoni i shtëpisë së 83-vjeçarit pasi më parë i hodhën një zhurmuese dhe më pas edhe nga dera e shtëpisë duke arritur që ta neutralizojnë dhe arrestojnë.

I moshuari para se të qëllonte mësohet se ka telefonuar policinë duke i kërkuar ndihmë pasi sipas tij jashtë kishte zhurma që po e shqetësonin.

Pas pak minutash mori çiften dhe qëlloi në drejtim të të rinjve, kalimtarë të rastit që arritën të shpëtojnë. Më përpara efektivët i bënë thirrje disa herë që të dorëzohet por 83-vjeçari Fasli Hyka nuk pranoi.

Në momentet kur policia i bënte thirrje për t’u dorëzuar, i moshuari mbushte çiften e tij si një shenjë rezistence. Në këto kushte u desh ardhja e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët edhe ata nisën një negocim por sërish 83-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej.

Pas pak minutash mbërriti edhe djali i autorit të dyshuar shtetasi Fatmir Hyka por refuzoi edhe të birin me të cilin nuk kishte një komunikim të mirë 3-4 vitet e fundit.

Në këto kushte forcat e FNSH hodhën zhurmuesen dhe në pak sekonda arrestuan shtetasin Fasli Hyka duke e finalizuar me sukses këtë operacion, i cili zgjati për afro 3 orë e gjysmë.

83-vjeçarit pas arrestimit iu gjet çiftja me të cilën qëlloi në drejtim të tre të rinjve si dhe një armë tjetër automatik kallashnikov që e mbante në shtëpi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Çiften deri në vitin 2012 e kishte me leje ndërsa prej asaj kohe e mbante pa leje në banesë

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH