Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi këtë të martë vendimin për shkarkimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla.
Sipas KPA, Balla s’duhet të ushtrojë funksione publike për 15 vite.
Për Alfred Balllën ankimoi në KPA Komisioneri Publik. Si përfundim u vendos ndërprerja e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Alfred Balla. Ai nuk mund të emërohet si gjyqtar, apo prokuror i çdo niveli, anëtar i këshillit të lartë gjyqësor, apo i këshillit të lartë të prokurorisë, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë në 21, 05, 2024”,-tha gjyqtarja.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.