Producentja e Big Brother Vip, Sara Hoxha tha në një intervistë për "Shqipëria Live", se edicioni i tretë pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër.
Sara tha gjithashtu se nuk e di nëse do ketë më konkurrentë si Luizi, që kthehen në fenomen.
Gjithashtu regjisori i Big Brother Eduart Grishaj konfirmoi se do nisë puna për BBV3.
"Tani sa e mbaruam, por mendoj se shumë shpejt do të nis puna përgatitore për BBV3”, tha Eduarti.