Globi

Salar de Uyuni, pasqyra më e madhe natyrore në botë

Shkruar nga Liberale
Salar de Uyuni, pasqyra më e madhe natyrore në botë

Kur mendoni për vendet më të bukura në botë, ju ndoshta mendoni për malet apo pyjet. Prisni, lista juaj nuk përfshin kripe?!

Salar de Uyuni është vendi me sipëfaqen më të madhe kripës në botë dhe konsiderohet të jetë një nga pamjet më ekstreme dhe më të jashtëzakonshme në Amerikën e Jugut. Në afërsi, mund të gjeni një varrezë antike treni, një hotel të bërë me kripë dhe litium të mjaftueshëm për të fuqizuar çdo pajisje shtepiake.

Salar de Uyuni ndodhet gati 12,000 këmbë (3,658 metra) mbi nivelin e detit në cepin jugperëndimor të Bolivisë, në kufirin e saj me Kilin. E formuar si rezultat i mijëra viteve transformime midis disa liqeneve prehistorike.

Për shkak të kësaj, kur liqenet aty pranë vërshojnë gjatë sezonit të shirave (zakonisht dhjetor-prill), ky vend shndërrohet në një "liqen" të cekët deri në 20 inç (51 centimetra) të thellë. Kjo shtresë e hollë uji e shndërron zonën në një reflektim mahnitës të qiellit.

Ajo te jep ndjenjen e “pafundësisë” është e bukur, qoftë i lagësht apo i thatë, Salar de Uyuni është një vend ëndrrash për fotografët. Hapësirat e gjera dhe mungesa e pikave të referimit ju mundëson të luani me perspektivën në një mënyrë unike.

Salar de Uyuniai përmban gjithashtu më shumë se 9 milionë tonë litium, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, ose midis 50 dhe 70 për qind të rezervave të litiumit të njohur në botë. Kjo është e mjaftueshme për të fuqizuar nje mase te madhe baterish laptopësh. Dhe sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ​​zona e madhe, qielli i pastër dhe rrafshimi i jashtëzakonshëm i sipërfaqes së tij e bëjnë Salar de Uyuni ideal për kalibrimin e lartësive të radarëve satelitorë, një lloj instrumenti radar që mat topografinë e sipërfaqes se tokes.

Pavarësisht kushteve të thata, temperaturave të ngrira gjatë natës dhe diellit të egër të shkretëtirës, ​​Salar de Uyuni në të vërtetë e mban jetën e gjalle, duke përfshirë flamingot rozë dhe kolibra të rrallë. Zona gjithashtu mban diçka që nuk është aq e gjallë: një varrezë hekurudhore. Uyuni dikur ishte një qendër shpërndarjeje për trenat që transportonin kripë dhe minatorë por pas sulmeve nga njerëzit indigjenë në zonë, trenat u braktisën.

Gjatë sezonit të thatë më të njohur (maj deri në nëntor), toka e ngurtësuar i lejon udhëtarët të kalojnë me makinë nëpër peizazh drejt vendeve që nuk janë të arritshme në sezonin e shirave. Nëse dëshironi të shihni efektin e pasqyrës, atëherë është më mirë të udhëtoni gjatë sezonit të lagësht, por shirat e tepërt mund të shkaktojnë anulimin e turneut ose të bëjnë zona të caktuara të paarritshme. Rezervoni një turne nga Uyuni ose Tupiza (në Bolivi) ose nga San Pedro de Atacama (në Kili). Oh, dhe sigurohuni që të keni një vizë udhëtimi, e cila do t'ju duhet për të hyrë në Bolivi. liberale. al

Perktheu: Dorian Sevo

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH