Showbiz

Ronela Hajati bëhet bashkë me reperin e njohur, sjellin hitin e ri

Shkruar nga Liberale
Ronela Hajati bëhet bashkë me reperin e njohur, sjellin hitin e ri

Pak javë më parë këngëtarja e njohur Ronela Hajati publikoi këngën “Aventura”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Mirëpo, Ronela nuk ka ndërmend ta lërë me kaq këtë verë.

Së fundmi, ajo ka paralajmëruar se me datë 20 do të publikojë projektin e rradhës. Ronela ka bashkuar forcat me Vig Poppën dhe kënga mban titullin “Alo”.

"20 QERSHOR- “ALO”, do të publikohet kënga e katërt e albumit tim “Rron”. Vig Poppa shume kenaqesi te punosh me ty”, ka shkruar këngëtarja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH