1

Rezarta Shkurta heq dorë përfundimisht nga muzika me një këngë të re

               Publikuar në : 10:55 - 27/10/21 liberale

Këngëtarja Rezarta Shkurta prej vitesh nuk ka sjellë projekte të reja muzikore për fansat e saj, pasi i është përkushtuar biznesit dhe familjes. E teksa të gjithë presin një rikthim të fuqishëm të saj, Shkurta ka bërë një paralajmërim.

Artistja publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram një video, ku shihej duke kënduar këngën e vënë në sfond. Mirëpo, krahas pamjeve, ajo shkroi: “Po sikur t’ju thoja që do jetë një këngë e fundit… Mbyllje e një kapitulli sa të bukur, aq edhe të vështirë për mua”.

Pak muaj më parë, Rezarta i tha “PO” përgjithmonë bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës. Ajo organizoi një ceremoni private në një jaht luksoz dhe zgjodhi një nga bregdetet shqiptare.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back