Aktualitet

Rekord infeksionesh në rrethe, Fieri me numrin më të lartë

Shkruar nga Liberale
Rekord infeksionesh në rrethe, Fieri me numrin më të lartë

Për herë të parë që prej pacientit zero në mars të këtij viti, në Fier është shënuar numri më i lartë deri më sot, i të infektuarve me Covid.

Sipas raportimit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan 34 raste me koronavirus, duke bërë që qyteti i Fierit, të renditet i dyti menjëherë pas Tiranës, për numrin më të lartë të të infektuarve.

Mes të infektuarëve, disa janëpjesë e stafeve mësimore. Sipas Abc News, në 34 rastet e konfirmuara me virusin e ri, janë identifikuar një mjeke 34-vjeçe nga Patosi e cila punon në Urgjencën e Spitalit të Fierit, një mësues në shkollën “Mustafa Matohiti”, një edukatore në kopshtin nr. 4 në Fier, një mësues në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi”, një punonjëse burgu, dhe një punonjëse policie.

Pjesa tjetër e të infektuarve, janë identifikuar në ndërmarrje fasonerie, si dhe një kompani tjetër.

Dita e sotme ka shënuar një numër rekord të infektuarish, në të gjithë vendin, nga Covid-19, që prej fillimit të epidemisë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH