Aktualitet

Qeveria bën gati “kleçkën” për të bllokuar largimin e infermierëve në Gjermani

Shkruar nga Liberale
Qeveria bën gati “kleçkën” për të

Qeveria po bën gati një miratimin e një “kleçke” ligjore për të bllokuar eksodin drejt Gjermanisë të studentëve të mjekësisë dhe infermierisë sapo mbarojnë universitetin.

Kryeministri Edi Rama tha se për të penguar largimin, diploma nuk do të jepet direkt, por pas disa viteve punë në Shqipëri.

“Paguajmë ne i bëjmë gati dhe vjen gjermani na i merr. Nuk mund të furnizojmë Gjermaninë me mjekë dhe infermierë. Ne sot nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh, kemi akoma në listë pritje.

Por Italia ka sot 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë. E para diplomën e mjekut nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do shkosh t’ia kthesh popullit, pastaj do të marrësh diplomën dhe pastaj shko ku të duash. Afati do të caktohet.

Ashtu sikundër do të vazhdojë betejën në nivel ndërkombëtar për të kërkuar mbrapsht për të na e kthyer investimin. Duan t’i marrin në Gjermani? Ti marrin, por të kthejnë investimin.

Nuk është vetëm Gjermania. BE duhet të gjejë formën për të kthyer diçka. Pastaj nëse do të kemi mundësi do të nxjerrim më shumë” tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH