1

Pse disa njerëz janë të gatshëm të vdesin për një kauzë, dhe disa të tjerë jo?

               Publikuar në : 10:11 - 11/09/21 Scott Atran

Scott Atran

Ndërsa talebanët shtypën me shpejtësi forcat afgane të mbështetura nga SHBA-ja, shumë politikanë, ekspertë dhe udhëheqës ushtarakë shprehën habinë e tyre se si e kishin mbivlerësuar vullnetin e një aleati për të luftuar, duke nënvlerësuar vullnetin e armikut.

Po kështu ndodhi në vitin 2014, kur Shteti Islamik (ISIS) shpartalloi forcat irakiane të mbështetura nga SHBA, dhe kur presidenti amerikan Barack Obama miratoi vlerësimin e shërbimeve sekrete se “vullneti i ushtrisë irakiane për të luftuar … është i pamposhtshëm”.

Qëndrime të tilla pasqyrojnë shpërfilljen e vazhdueshme të kërkimeve shkencore nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë, të mbështetura dhe të njohura me raste nga shumica e atyre udhëheqësve, mbi rëndësinë e vlerave të shenjta dhe forcës shpirtërore në vullnetin e dikujt për të luftuar.

Ky vullnet mund të mbetet “i pamposhtshëm” – dhe sfidat e sigurisë mund të jenë në dukje të pazgjidhshme – për sa kohë që situata vazhdon të interpretohet përmes një lenteje të ngushtë të racionalitetit instrumental.

Përgjatë gjithë historisë, revolucionarët që kanë qenë të gatshëm ta ruanin gjatë konfliktin ekstrem, kanë qenë “aktorë të përkushtuar” të bërë bashkë nga besimi në mbrojtjen ose avancimin e “vlerave të shenjta” të panegociueshme, qofshin ato fetare apo laike, si Zoti apo vendi amë.

Kryengritësit që janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën për kauzën e tyre,kanë dominuar shumë shpesh edhe pse kanë pasur më pak armë dhe luftëtarë në dispozicion sesa forcat kundërshtare shtetërore, që mbështeten kryesisht tek stimujt materialë si pagesa apo ndëshkimi në rast dezertimi.

Një përpjekje e vazhdueshme për të kuptuar gatishmërinë për të sakrifikuar jetën në emër të një kauze në kontekstet e konfliktit, është një partneritet midis Artis International, Qendrës së Ndryshimit të Luftës të Universitetit të Oksfordit dhe Universitetit të Edukimit në Distancë dhe Universitetit Autonom të Barcelonës.

Mbështetur nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës i SHBA dhe Iniciativa Minerva e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ky studim ka treguar se gatishmëria për të luftuar dhe vrarë në mesin e luftëtarëve të vijës së parë në Irak në vitet 2015- 2016 ishte më e madhe tek ata që luftuan për vlerat e shenjta, dhe që perceptuan “forcën shpirtërore”(ruhi bi ghiyrat) si më e rëndësishme sesa forca materiale (fuqia punëtore, sasia e armëve).

Nga viti 2017 dhe deri në vitin 2018, të rinjtë sunitë arabë në rajonin e Mosulit nëIraku, të cilët shpallën besimin e tyre në vlerat bazike të ISIS-it,zbatimin e rreptë të Sheriatit, dhe një atdhe suni arab, shprehën gatishmëri më të madhe për të luftuar dhe vrarë sesa përkrahësit e një Iraku demokratik apo të bashkuar.

Në Evropë, imazhet neurogjike të përkrahësve të xhihadit të armatosur, zbuluan se gatishmëria për të sakrifikuar jetën për vlerat e shenjta përputhet me frenimin e aktivitetit të trurit në zonat e lidhura, dhe me arsyetimin këshillues, kosto-përfitimin, ndërsa aktivizohen edhe zonat e përfshira në gjykime të shpejta morale të lidhura me rregullat.

Hulumtimet tregojnë se talebanët dhe mbështetësit e tyre besojnë se ia vlen të vdesësh për krijimin e një Emirati Islamik – jo xhihadi global – që përfshin sovranitetin territorial sipas ligjit të Sheriatit. Motivimi dhe forca, mund të gjenden në të dy anët e konfliktit.

Hulumtimet zbuluan se perceptimi i kadetëve të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së mbi forcën shpirtërore, i lidhur me besnikërinë e grupit, ishte shumë i lidhur me gatishmërinë për të luftuar sesa me forcën fizike. Sidoqoftë, sado i fortë që të jetë trupi i luftëtarëve amerikanë, asnjë sasi armësh apo stërvitje, nuk mund të sigurojë transferimin e tij në forcat dhe kulturat e tjera.

Gjetjet janë të qarta, por kuptimi i tyre nga vendimmarrësit është i kufizuar nga frika e kostove të mëdha (jetë dhe para të harxhuara më kot), dhe mbështetja tek programet me kosto të larta, nga mundësitë opsionale dhe horizontet e shkurtra kohore, pra gjithçka që nuk është e shenjtë dhe shpirtërore.

Vlerat bazike të kundërshtarëve dhe aleatëve duhet të përballen ashtu siç janë, dhe jo siç mund të dëshirojnë disa që të jenë. Vetëm atëherë mund të analizohen në mënyrë efektive të përbashkëtat dhe konfliktet midis kulturave, vlerave dhe interesave.

Për shembull, pak njerëz jashtë pakicës urbane të Afganistanit,e vlerësojnë demokracinë dhe të drejtat e grave. Dhe shumica e afganëve e kundërshtojnë imponimin e vlerave të tilla nga forcat e huaja. Por shumica e afganëve, e konsiderojnë të shenjtë atdheun e tyre, dhe kundërshtojnë faktin që xhihadistët e huaj e përdorin Afganistanin për të sulmuar vendet e tjera.

Udhëheqja talebane nuk e dha kurrë pëlqimin e saj për sulmin e 11 Shtatorit nga Al-Kaeda. Ndaj Shtetet e Bashkuara mund të realizojnë një nga qëllimet e tyre në fushën e sigurisë, në rast se talebanët i përmbahen premtimit të tyre për të parandaluar shndërrimin sërish Të Afganistanit në një bazë sulmesh kundër Perëndimit.

Duke dështuar të shohin limitet në aftësitë e tyre për të imponuar vlera mbi kulturat e tjera, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre do të vazhdojnë zakonin e qasjes ndaj problemeve duke ndërtuar lloje të gabuara të aleancave dhe ushtrive, të modeluara shumë dobët sipas imazhit të Amerikës, por që janë brenda pa shpirtin që mund të burojë vetëm nga vlerat dhe kulturat e dikujt.

Që të nderohen vlerat demokratike perëndimore përmes shembullit, avancimi i tyre përmes aleancave financiare, mediatike dhe morale, dhe përdorimi i forcës vetëm për të mbrojtur dhe jo shpërndarë, është një rrugë më e sigurt për të ecur përpara.

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back