Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend një projekt-rezolutë për ngjarjet e fundit në Kosovë pas sulmit të grupit terrorist serb të 24 Shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici shqiptar Afrim Bunjaku.
Në këtë dokument theksohet shqeëtësimi për situatën pikërisht pas sulmit në veri. Gjithashtu rezoluta shpreh mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe paqen e sigurinë në rajon.
“Partnerët të ushtrojnë ndikim për të ballafaquar Serbinë me rolin që ka pasur në sulm. SHBA dhe BE të ngrenë alarmin për të parandaluar rrezikun që i kanoset paqes dhe sigurisë së Kosovës.”- thuhet ndër të tjera në pr/rezolutë.