Luizi u surprizua përmes një video-mesazhi nga mbesat dhe motra e tij. Ai u përlot menjëherë dhe u shpreh se e ka marrë shumë malli dhe është kurioz të di mendimin e tyre për lojën e tij në shtëpi.
Luizi tha se e ka marrë malli kur ata e kritikojnë për diçka, apo kur më vënë në dukje një gabim. Ai tha se donte të ishte një dajë i mirë, dhe nëse del nga Big Brother, do të shhkojë në SHBA.
Pas video-mesazhit, Luizi u surprizua nga kunati i tij. Ai u shpreh se janë shumë miq bashkë dhe se Sokoli ka qenë vëlla dhe gjithçka për familjen e tij. Gjithashtu i bri të ditur se të gjithë të afërmit e tij janë mirë.
Sakaq, pas mbrëmjes së sotme u largua pas 83 ditësh qëndrim në Big Brother, Armaldo, i njohur ndryshe si Maestro. Ai kërkoi ta përcillnin Klara dhe Olta çka tregon se ka pasur më tepër miqësi me to. Ai pas largimit tha se nuk do të kthehet më, megjithëse Olta dhe të tjerë kërkuan rikthimin e tij.