Aktualitet

Pedagogu i KPT, Palushi: Makinat që ulin riskun e ngrohjes globale!

Shkruar nga Liberale
Pedagogu i KPT, Palushi: Makinat që ulin riskun e ngrohjes globale!

Pedagogu i Kolegjit Profesional të Tiranës, MSc. Ing. Ilir Palushi, lektor me përvojë, ekspert i Organizatës së Zhvillimit Industrial të Kombeve të Bashkuara mbi konsulencën e sektorit të ftohjes dhe ajrit të kondicionuar, bashkëautor i librit “Sistemet e ftohjes dhe ndikimi i tyre në mjedis” etj. na tregon më shumë në këtë intervistë, për metodat revolucionare të shmangies së pasojave që shkakton ngrohja globale.

Po ashtu ai na tregon se Kolegji Profesional i Tiranës vjen me një tjetër projekt të ri të Programit Erasmus+ të Bashkimit Europian për "Zhvillim të Kapaciteteve në Arsimin e Lartë".

Projekti quhet “Inxhinierizimi i modernizimit të kurrikulës së energjisë së rinovueshme në universitetit shqiptare”, dhe do të drejtohet nga Universiteti Politeknik i Tiranës. KPT, është një ndër partnerët në zbatimin e projektit së bashku me disa universitete të tjerë nga Shqipëria, si Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisi”, Durrës etj.

1. Çfarë është sipas vlerësimit tuaj ngrohja globale dhe cilat janë pasojat e saj?

Dihet që aktualisht rreziku më i madh që i kanoset globit është ngrohja globale. Shkaku kryesor i ngrohjes globale është rritja e përqendrimit të dioksidit të karbonit në ajër, shkaktuar nga çlirimi i djegies së lëndëve djegëse siç janë hidrokarburet (nafta, benzina apo gazet).

Përqëndrimi i dioksidit të karbonit është rritur me 36% krahasuar me epokën para-industriale me pasoja katastrofike duke vepruar si një gaz serëMe ritmin aktual, pa ndërhyrje serioze, deri në fund të shekullit, temperatura pritet të rritet me 3-5 °C, gjë që do të shoqërohej me pasoja katastrofike.

Sipas marrëveshjes së klimës në Paris, burimet e emetimit të CO2 duhet të zvogëlohen në mënyrë që rritja e temperaturës së tokës të mund të kufizohet brenda 2 °C deri në vitin 2030.

2.Si lidhet ngrohja globale me profesionin tuaj si inxhinier mekanik? Sa të dëmshme janë automjetet për mjedisin?

Automjetet tradicionale, nga djegia e lëndëve djegëse (hidrokarbure) çlirojnë sasi të konsiderueshme dioksid karboni, që është kontribuesi kryesor në ngrohjen globale. Krahas dioksidit të karbonit automjetet çlirojnë dhe gaze të tjera të dëmshme si monoksidi i karbonit, oksidet e azotit, hidrokarburet e padjegura etj., që veprojnë direkt në ndotjen e ajrit dhe për pasojë në shëndetin e banorëve.

3.Si sugjeroni ju që të zvogëlohet impakti kaq i frikshëm i këtij faktori?

Sot më tepër se kurrë shtrohet me të madhe zëvendësimi i automjeteve tradicionale me ato elektrike dhe hibride. Vitet e fundit edhe në Shqipëri po rritet çdo ditë parku i këtyre automjeteve. Rritja e prodhimit dhe përdorimit të këtyre automjeteve është dhe trendi aktual i sektorit të transportit.

Në përgjigje të këtij trendi zhvillimi, për të përgatitur studentë që i përgjigjen nevojave të tregut dinamik, në programet e këtij viti në Kolegjin Profesional të Tiranës, është shtuar si risi lënda: “Automjetet Elektrike dhe Hibride”.

4.Doja të ndaloja pak dhe në impaktin e kondicionerëve në ngrohjen globale. Çfarë mund të na thoni shkurtimisht për të?

Një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet shoqëria është krijimi i një sistemi arsimor efikas, i aftë për të ndjekur ndryshimet e shpejta teknologjike. Në vende si Shqipëria, rëndësia është edhe më e madhe duke pasur parasysh qëllimin kombëtar të integrimit në familjen Evropiane. Ndaj një nga sfidat për sistemin arsimor është pikërisht që të përmirësojë cilësinë e ofertës akademike në mënyrë që të plotësojë nevojat e tregut për fuqi punëtore të kualifikuar.

Në koherencë me kërkesat e tregut të punës, një nga programet e më të rëndësishme të KPT-së është dhe ajo e Teknologjisë së Ajrimit dhe Kondicionimit.

Duke qenë se po ndalemi tek problemi i ngrohjes globale, nuk mund të anashkalojmë që një kontribut të konsiderueshëm kanë dhe gazet që përdoren tek sistemet e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar. Këto gjenjnë një trajtim të plotë teorike dhe praktik në kurrikulat kryesor të këtij programi.

Zhvillimi shumë i madh i këtij sektori shoqërohet me rritjen e impaktit në mjedis dhe më specifikisht në dëmtimin e shtresës së Ozonit dhe në kontributin në ngrohjen globale. Sasia e emetimit të gazeve të këtyre sistemeve është shumë e vogël në raport me dioksidin e karbonit por potenciali i tyre ndaj ngrohjes globale është shumë i madh (bëhet fjalë për një potencial prej mijëra herë më të madh se ai i dioksidit të karbonit).

Sipas disa konventave të ndryshme ndërkombëtare, (pjesë e së cilës është edhe Shqipëria) si marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimatike, Amendamenti i Kigalit të Protokollit të Montrealit i cili hyri në fuqi në Janar 2019 etj., përdorimi i këtyre gazeve (gaze të fluorinuara) do t’i nënshtrohet një grafiku  gjithnjë në ulje deri në eliminimin e plotë të tyre. Kjo është dhe arsyeja kryesore që aktualisht edhe në këtë sektor po futen teknologji krejtësisht të reja që përdorin gaze me potencial zero ose shumë të vogël ndaj ngrohjes globale dhe shtresës së ozonit.

Në kurrikulat dhe syllabus-et e këtij programi ne si KPT kemi futur gjithashtu si risi lëndë për t’ju përgjigjur teknologjive të reja që janë më miqësore me mjedisin si dhe shoqërohen me efiçencë të lartë energjetike. Sigurisht që lëndët e reja janë të shoqëruara edhe me laboratorët përkatës të pajisura me mjete didaktike dhe mjete të tjera për konkretizimin e temave të reja.

Së fundi dua të përmend se Kolegji Profesional i Tiranës vjen me një tjetër projekt të ri të Programit Erasmus+ të Bashkimit Europian për "Zhvillim të Kapaciteteve në Arsimin e Lartë".

Projekti quhet “Inxhinierizimi i modernizimit të kurrikulës së energjisë së rinovueshme në universitetit shqiptare”, dhe do të drejtohet nga Universiteti Politeknik i Tiranës. KPT, është një ndër partnerët në zbatimin e projektit së bashku me disa universitete të tjerë nga Shqipëria, si Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisi”, Durrës etj.

Për të përmbushur të gjitha objektivat dhe detyrimet kombëtare të vendosura nga BE-ja për vendet anëtare, por edhe për vendet kandidate (të tilla si Shqipëria), është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi i brezit të ri mbi përdorimin e energjisë së rinovueshme, të hartohen dhe / ose të përditësohen kurrikulat e programeve të studimit, të trajnohet personeli akademik. /Gazeta Liberale

 

 

 

 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH