Granit Xhaka nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin në minutën e 61-të si dhe sjelljen e tifozëve të Arsenal q% vërshëllenin kundër tij. Xhaka më pas ofendoi tifozët duke u thënë atyre “F*ck Off”, teksa po largohej në drejtim të tunelit, ndërkaq hoqi edhe fanellën.
Gjesti i tij nuk është “gëlltitur” nga tifozët. Gazetari i njohur dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan ka shpërthyer në kritika ndaj tij. Ai ka thënë në një postim në Twitter se Xhakës që sot duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit, pas veprimit të tij.
“Wow. Xhaka u zëvendësua pas një tjetër paraqitje të dobët – kështu që reagon duke u thënë tifozëve të Arsenalit ‘F*ck Off’, duke e hequr fanellën dhunshëm dhe duke vrapuar drejt tunelit. Dhe ky supozohet të jetë kapiteni ynë? Çfarë turpi i madh. Atij duhet t’i hiqet sot shiriti i kapitenit”, ka shkruar ai.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1097668,1097665,1097666,1097667"]