Një konflikt ka nodhur në Gjermani ku një burrë me thikë plagosi dy persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.
30-vjeçari sulmoi me thikë disa kalimtarë pranë stacionit të trenit në Ansbach, një qytet bavarez afër Nuremberg, sipas policisë lokale.
Sipas raportimeve dy persona janë plagosur, por jeta e tyre nuk është në rrezik.
Kur forcat e sigurisë ndërhynë, autori “sulmoi policinë” e cila hapi zjarr dhe e plagosi për vdekje, shton deklarata.
“Personi bërtiti “Allahu Akbar” disa herë gjatë kryerjes së krimit,” tha policia.