Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Favara (Agrigento), Itali.
Një kardiolog, Gaetano Alaimo, u qëllua për vdekje pas një debati teksa po punonte në studion e tij.
Autori i vrasjes, 47-vjeçari Adriano Vetro, u ndalua nga karabinierët. Ai kishte shkuar në banesë ku edhe u arrestua dhe si provë iu sekuestrua arma e përdorur për krimin.
Ende nuk është sqaruar motivi i sherrit. Dyshohet se autori kishte qenë pacient i tij dhe i kërkoi të vizitohej para se kardiologu të fiillonte zyrtarisht orarin e punës.