Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ishte e ftuara e kësaj të premteje në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas”, në ekranin e Top Channel.
Efi pas përfundimit të reality show-t vendosi që të rrinte larg ekranit, larg vëmendjes së opinionit publik. Gjatë intervistës, ajo zbuloi arsyen e këtij vendimi.
Dhedhes u shpreh se hyrja për herë të dytë në BB VIP ka ndikuar si emocionalisht ashtu edhe psikologjikisht, e për këtë arsye ka dashur që të qëndronte larg qendrës së vëmendjes së publikut.
Por jo vetëm kaq pasi ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri rrëfeu disa detaje të jetës së saj. Efi tregoi se ka hequr nga “Instagram”-i Romeo Veshajn, pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se ata ishin në një lidhje.
Pjesë nga intervista:
Romeo: Efi mua më ka hequr nga “Instagram”-i që ta dini.
Efi: Po, mos të kemi keqkuptime fare.
Romeo: Pse?
Efi: Në momentin që i pashë ato lajmet…
Romeo: Luzin e kuptoj pse e hoqe, po mua çne? Nuk më thoshe dot o Romeo, si mund të zgjohem në mëngjes dhe të shoh që më kanë hequr.
Efi: U lëndove shumë?
Romeo: Po patjetër se unë të kam shoqe të kam motër.
Efi: O vëllai im, vëllezërit e mi.
Donald: Mendoj që ju do të bëni sërish foto në “Instagram”.
Efi: Tani që u sqaruam do të të bëj prapë.
Donald: Do të të japi edhe like madje.