Mijëra protestues dolën sot sërish në Londër duke marshuar për armëpushim të përhershëm në Gaza, teksa policia njoftonte se do të ndalonte këdo që sipas tyre, mbante simbole ose gjuhë urrejtjeje.
Një burrë ishte arrestuar pak pas nisjes së protestës pasi mbante në dorë një pankartë me simbole naziste.
Autoritetet thanë se i ndaluari dyshohej për “nxitje urrejteje”.
Policia sot në Londër tha se i kishte shpërndarë protestuesve pro-Palestinë fletushka për të qartësua cilat konsiderohen shkelje me thirrjet apo mbishkrimet e pankartave të tyre.