Mbeten të larta raportimet ditore të rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nga 3143 testime të kryera, 1035 prej tyre kanë rezultuar pozitive ose e thënë ndryshe rreth 33%.
Ditën e fundit 15 persona të tjerë e kanë humbur betejën për jetën me virusin duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 1561.