Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, që pritet të publikohet së shpejti.
Por në video, bie në sy prania e ish-të dashurës së tij, Kejsit, e cila duket se ka marrë rolin e vajzës kryesore në këtë projekt të ri muzikor që ngjan me një këngë dashurie, të titulluar "Sa t'kam dasht".
Për ndjekësit dhe fansat e çiftit dikur të dashur, kjo ishte një surprizë e madhe, pasi Stresi e ka pranuar hapur në shumë intervista se Kejsi ka qenë vajza që ai ka dashur më shumë në jetë. Rishfaqja e saj në klip ka ndezur menjëherë reagime dhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre aktuale.