Parashqevi Simaku më në fund ka dërguar një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj, të cilët nuk reshtën kurrë së interesuari këto kohë kur diva e muzikës shqiptare u zbulua se po kalonte momente të vështira.
Ajo ka pranuar se pas pushimit në spital prej 4 javësh gjendja e saj emocionale, mendore dhe shpirtërore është më e mirë, duke falënderuar më pas të gjithë ata që i janë gjendur pranë, në veçanti Elton Ilirjani.
“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fizkulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo, në videon e shpërndarë nga Elton Ilirjani. “Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi artistja e mirënjohur.
“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.