Showbiz

VIDEO/ Kozaku përfundon në Polici, çfarë ndodhi këtë herë me Tiktoker-in e njohur shqiptar?

Shkruar nga Liberale
VIDEO/ Kozaku përfundon në Polici, çfarë ndodhi

TikTokeri i njohur shqiptar, Kozak Braçi, është ndëshkuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja për ndotje të mjedisit, pasi u kap në një video duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje, ku ai ndodhej si pasagjer.

Videoja, e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ngriti reagime të shumta dhe çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë. Pas verifikimeve, u konstatua se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë, por autoritetet arritën të identifikonin personin përgjegjës.

Në video, ai dëgjohet teksa thotë “In Albania, no problem”, duke dhënë kështu një shembull të turpshëm për flakjen e mbeturinave.

Pas identifikimit, Braçi, u shoqërua në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH