Moderatorja e njohur Valbona Mhilli ka folur së fundmi për marrëdhëniet që ka ruajtur pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. E ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Lei Krajën, Valbona tregoi se ka ruajtur kontakte të mira me shumicën e ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Kam komunikim dhe marrëdhënie me pjesën më të madhe të banorëve të shtëpisë së Big Brother,” u shpreh ajo, duke shtuar se nuk dëshiron të veçojë shumë emra, përveç njërit: Joz Markut.
“Jozi ka qenë mik imi edhe përpara se të futesha në shtëpi. Është një mik shumë i mirë, dhe kjo miqësi ka vazhduar edhe pas përfundimit të formatit,” tha Valbona, duke theksuar se lidhja e tyre ka qenë e sinqertë dhe e qëndrueshme.
E pyetur nëse me Jozin ka më shumë komunikim në “WhatsApp” apo në jetën reale, ajo shtoi:
“Jo vetëm me Jozin. Edhe me disa nga vajzat, dhe disa prej djemve të shtëpisë, ruaj marrëdhënie shumë të mira. Shkruajmë, takohemi, kemi krijuar një lidhje që shkon përtej lojës në ‘Big Brother’.”