Showbiz

Trendi i TikTok-ut që po rrezikon t’i bëjë njerëzit të humbin fluturimet

Shkruar nga Liberale
Trendi i TikTok-ut që po rrezikon t’i bëjë njerëzit

"Teoria e aeroportit", siç po quhet në rrjetin social TikTok, po sfidon ata që shkojnë në aeroport shumë herët. Ky trend i nxjerr njerëzit nga zakoni i mbërritjes me orë të tëra para fluturimit dhe i inkurajon ata të arrijnë vetëm 15 deri 20 minuta përpara orarit të nisjes.

Sfida është që, nëse keni kryer "check-in" elektronik dhe udhëtoni vetëm me bagazh dore, mund të kaloni lehtësisht kontrollin e sigurisë dhe të shkoni drejt portës, për të kapur fluturimin pikërisht në kohë.

Teoria e aeroportit synon të kuptojë nëse është vërtet e nevojshme të arrish në aeroport shumë orë përpara fluturimit, ka shpjeguar Betsy Grunch, një neurokirurge me 2.4 milionë ndjekës në TikTok.

Disa influencues me miliona ndjekës në këtë rrjet social kanë mundur të kalojnë me sukses "teorinë e aeroportit", duke përfunduar të gjitha procedurat në vetëm disa minuta.

Megjithatë, kjo teori nuk rekomandohet për ata që jetojnë në zona metropolitane me aeroporte shumë të ngarkuara.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, që ishte i gjashti më i ngarkuari në vitin 2023, thonë se pritja tradicionale prej 2-3 orësh është e nevojshme për t'u siguruar që udhëtari të arrijë në fluturim, pasi mund të ndodhin të papritura si "moti i keq ose mosfunksionimi i trenave", raporton CNN.

/Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH