Showbiz

“Është falso komplet, aktrim i dobët”, Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin me Valbonën: U tregua grek!

Shkruar nga Liberale
“Është falso komplet, aktrim i dobët”, Visjani

I ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë aktori dhe moderatori Visjan Ukcenaj.

Ai ka analizuar dinamikat dhe ka dhënë mendimin e tij për lojën dhe banorët e këtij edicioni. Pse Valbona zgjodhi të qëndronte me Laertin kurse banori zgjodhi të shkonin në nominim kokë më kokë?

Laerti ishte shumë koherent me ndjenjat e tij dje, nga ana tjetër si lojtar fitoi pikë ndërsa nga ana njerëzore mendoj u tregua shumë grek dhe i dha shumë pikë Valbonës, mendoj që fitoi shumë pikë dje në “Big Brother”.

Mendon Visjani se kjo është një zgjedhje e pabesë?

Është një hipokrizi e drejtpërdrejtë, ishte një aktrim i dobët nga ana e Laertit, bënte sikur po e kamulfonte që le të dalë unë kësaj here dhe le të fitojë Bona. 

Aktori shtoi gjithashtu se:

Ishte pak i dobët si aktrim dhe mënyra se si e mbrojti këtë zgjedhjen që bëri linte për të dëshiruar, por në fund të fundit në Big Brother nuk ke as miq dhe gjithmonë duhet ta konsiderosh që je vetëm. 

Laerti në çdo sekond të raportit të tij me këtë gocën është fallso komplet. Është siç shpeshherë edhe luan emocioni. 

Po Valbona pse nuk e donte shkëputjen nga një konkurrent i vetëm sipas Visjanit?

Valbona nuk donte që të dilnin në nominim të dy kokë më kokë.  Nëse do të ishte një alternativë tjetër dhe nuk do të ishte ky penaliteti Valbona do të zgjidhte që të ishin të dy lojtarë të ndarë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH