Ylli i “Euphoria” ka mbetur pa para dhe këtë gjë e ka bërë të ditur gjatë një shfaqjeje komedie, këtë javë.
Aktorja 44-vjeçare , e cila luan rolin e nënës së Zendaya, Leslie Bennett në serialin e famshëm, ka thënë së gjërat kanë shkuar aq keq sa ajo nuk ka qenë në gjendje të paguajë qiranë e saj për gjatë muaj.
Në një “stand up” komedi të fundit në Los Angeles, të postuar nga TMZ, King ndau shqetësimet e saj.
“Njerëzit shprehen se duan sezonin e tretë dhe unë them me vete se po, kam nevojë për sezonin e tretë“, ka thënë aktorja para se të fliste për situatën e saj financiare.
“Nuk kam paguar qiranë për gjashtë muaj!”