Romanca e dashurisë mes Diola Dostit dhe biznesmenit kosovar, Erolld Belegu erdhi si e papritur për publikun, duke bërë që të jenë në qendër të vëmendjes prej disa muajsh.
Ata janë të dy prindër, por duket se fëmijët e tyre nuk janë bërë aspak pengesë për këtë lidhje. Madje vajzat e Diolës publikojnë herë pas herë foto të mamasë së tyre në krah partnerit të ri.
Raportin e mirë mes tyre e ka konfirmuar edhe vetë biznesmeni Belegu, duke zbuluar se edhe fëmijët e tij janë takuar me partneren e të atit.
“Lidhja jonë ka shkuar shumë intensive për shkak se të dy jemi me një karrierë dhe punë të ngarkuar. Sa i përket qëndrimit, herë vjen ajo në Kosovë dhe herë unë në Tiranë, edhe pse ajo ka qenë e lidhur me Kosovën edhe më përpara pasi ajo ka edhe një banesë në Kosovë, gjithashtu edhe vajzat e saj janë të lidhura me Kosovën dhe e duan më shumë se Tiranën.
Edhe me vajzat e Diolës i kam raportet e mira, së pari jam takuar me vajzën e madhe Blezën pastaj edhe me dy vajzat e tjera, por edhe Diola është takuar me fëmijët e mi“, është shprehur Erolld Belegu.