Showbiz

Pësoi abort, rrëfimi i rrallë i Amarda Toskës

Shkruar nga Liberale

Pësoi abort, rrëfimi i rrallë i Amarda Toskës

Moderatorja dhe biznesmenja Amarda Toska ka bërë një rrëfim të rrallë, se si ka pësuar abort spontan kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Në një intervistë, ajo tregoi se dy netë para finales së “Dancing With The Stars” që e bashkëprezantonte me Ermalin kishte komplikacione.

Amarda Toska rrëfeu se mjeku i tha se duhej që të rrinte regjim shtrati ndaj vendosi që të heqë dorë nga prezantimi i natës finale. Por, theksoi se pavarësisht se qëndroi 2 javë në regjim shtrati pësoi abort spontan.

Pësoi abort, rrëfimi i rrallë i Amarda Toskës


Pjesë nga rrëfumi i moderatores Amarda Toska:

Në puntatën finale të Dancing kam qenë 3 muajshe shtatzënë. Por shtatzënia e parë nuk shkoi siç duhet, jeta shkoi normalisht, nuk u rezervova as në aktivitetet që bëja. Sigurisht isha pak e kujdesshme, por jo të rezervohesha, për shkak edhe të punës.

Pësoi abort, rrëfimi i rrallë i Amarda Toskës

Por, shtatzënia nuk shkoi deri në fund. Kam pasur vetëm një lodër që ma ka blerë Ermali, ishte një rrake, e kam sot e kësaj dite ia kalova edhe Joelit dhe Sias, ma kujton shtatzëninë e parë.

Dy ditë para natës finale unë pata shqetësime, nuk mund të them kush ishte shkaku, mendoj se ishte pak ngarkesa e atyre ditëve dhe qëndrimi mbi taka.

Pësoi abort, rrëfimi i rrallë i Amarda Toskës

Ishin orë të gjatë në ditë të ngjeshura, kishim xhirime ekstra, përveç netëve live, edhe bizneset.

Ndodhi që pata komplikacione, duhet të qëndrosh në regjim shtrati. Më tha ‘bëj finalen e rreziko jetën, ose bëj këtë që të thashë unë’. Mendoj se mora vendimin e duhur sepse do ta kisha peng gjithë jetën. Kam qarë shumë gjatë natës finale, sepse ishim bashkëprezantues me Ermalin, nuk kishim kohë për përgatitje.

Natën finale isha e shtrirë me familjen dhe prisja që të dilte dhe kur filloi unë vetëm qaja, nga gëzimi që po ia dilte, e që nuk prisha punë për programin. Dhe qaja se pas 3 muajsh punë nuk vendosa atë qershinë mbi tortë.

Vazhdova regjimin e shtratit, por nuk ia dola dot. Pas dy javësh regjim pësova abort spontan. Shkova tek mjeku dhe më thanë që ka përfunduar, ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë, por gjërat nuk i kemi në dorë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH