Deklarata e fundit e artistit G Bani në TikTok ka shkaktuar reagime të forta dhe pasoja të menjëhershme për të. Në një video, ai tha se “po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, fjalë që u interpretuan si fyese dhe të papranueshme nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas.
Pas kësaj, organizatorët njoftuan anulimin e performancës së tij për mbrëmjen e nesërme. Ata theksuan se festivali promovon respektin dhe bashkimin e shqiptarëve dhe nuk toleron gjuhë ose qëndrime që e dëmtojnë këtë mesazh.
G Bani reagoi duke sqaruar se komentet i drejtoheshin vetëm ndjekësve që e kishin ofenduar dhe jo qytetarëve të Kosovës në përgjithësi. Megjithatë, organizatorët mbetën në vendimin e tyre dhe nuk e pranuan shpjegimin, duke treguar se situata mbetet e tensionuar.