Prej disa ditësh po flitet për këngëtaren e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila për vite me radhë ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe skenës muzikore. Por ajo u zbulua ditët e fundit teksa jetonte si e pastrehë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyetje ka shumë nga publiku, por ajo më e shpeshta lidhet me djalin e saj se ku ndodhet.
Së fundmi është rikujtuar edhe një deklaratë e fituesit të “BBV2”, Luiz Ejllit, i cili gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjatë një loje me pyetje, ku duhet të tregonte se cila ka qenë dashuria e tij e parë, Luizi është shprehur se në moshën 12 vjeçare ka qenë i dashuruar me këngëtaren Parashqevi Simaku.
Luiz Ejlli: Trego për dashurinë tënde të parë? Çfarë të tregoj?
Dea Mishel: Sa vjeç ke qenë?
Luiz Ejlli: 14 vjeç, jo më fal 12. Jam dashuruar me Parashqevi Simakun.
Dea Mishel: O Luiz, diçka që mund të ketë ndodhur në shkollë.
Luiz Ejlli: Për Zotin.
Dea Mishel: Mirë me Parashqevin na trego.
Luiz Ejlli: U shkatërrosha. Rrija gjithë ditën para televizorit duke e parë, idhulli im. Dilte Parashqevia unë sytë xixa.