Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare.
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me biznesmenin Elton Ilirjanin. Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, nga nëna e grimieres së saj.
Duke bërë gëzuar me raki, ajo falënderon miqtë e saj dhe ndër të tjera thotë: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.
Që prej muajit dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë. Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë.