Olta Gixhari ka organizuar ditën e djeshme një ceremoni “Gender Reveal”, ku ka zbuluar gjininë e fëmijës që së shpejti pret të sjellë në jetë.
Ajo zbuloi do të sjellë në jetë një djalë dhe tashmë Amari do të bëhet me një vëlla.
Në festë morën pjesë shumë figura të njohura të ekranit, ku mes tyre ishin Sara Hoxha, Xhemi Shehu etj., por ajo që ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani.
Vajzat kanë pasur një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën prej shumë kohësh, por mesa duket ky raport nuk është më i njëjti pas përfundimit të Big Brother Vip 2.
Aktorja mori urime të shumta për shtatzëninë, ndërsa mungonte urimi nga ana e Arbanës.
View this post on Instagram