Tashmë miqësia mes Efit dhe Mikelës ka marrë fund. Dyshja nuk ndiqen në rrjete sociale dhe u bë kohë pa u parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Mirëpo, disa detaje janë vënë re së fundmi në postimet e Mikelës dhe Efit, gjë që ka ngritur aludime se marrëdhënia mes vajzave mund të jetë prishur për shkak të afrimitetit të Mikelës me Kiarën kohët e fundit, me të cilën Efi nuk ka një marrëdhënie të mirë që pas daljes nga BBVA, shkruan xlmedia.
Së fundmi, Mikela ka postuar një fotot duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.
Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë:
“Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaqet një ‘sticker’ i rafiki (personazh i “lion king”) me gishtin e mesit.