Showbiz

Këngëtarja e njohur merr në mbrojtje Egla Cenon dhe e shpall fituese të BIG Brother: Kush nuk të përballon dot, le të dalë jashtë!

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja e njohur merr në mbrojtje Egla Cenon dhe e shpall

Egla Ceno është një ndër personazhet më të komentuar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E kritikuar shpesh herë nga personazhe të shumë publik për shkak të lojës që ajo ka zgjedhur të bëjë, duke përdorur ofendime të shumta, mesa duket ka edhe nga ata artistë që e pëlqejnë lojën e saj dhe i dalin krah aktores.

Në një postim të bërë së fundmi në profilin e saj të Instagramit, Fifi i ka dalë në mbrojtje Eglës, duke shprehur publikisht përkrahjen ndaj saj si edhe dëshiron shumë që ajo të jetë deri në finale.

“Egla unë dua shumë të të shoh deri në finale. Nuk e di a është mënyra më e mirë që t’u nxjerrësh të tjerëve anën më të errët në lojë por me aq sa të kam ndjekur gjatë qëndrimit në shtëpi, e di që thjesht ke luajtur me kartat e njëjta që cdo banor ka luajtur aty brenda… U pëlqen moralistëve apo jo, ti je shumë kockë e fortë. Kush nuk ka këllqe të përballojë lojën tënde, le të dalë jashtë”, shkruan Fifi bashkangjitur postimit të saj.

Këngëtarja e njohur merr në mbrojtje Egla Cenon dhe e shpall

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH