Showbiz

"Kanë rreth 1 vit që s’jetojnë më bashkë”, pse mori fund martesa e Xhensilës dhe Besit? Ja çfarë thuhet në padinë e divorcit (SHKAKU)

Shkruar nga Liberale

"Kanë rreth 1 vit që s’jetojnë më

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës për të zgjidhur martesën e tyre disavjeçare,nga e cila kanë ardhur në jetë dhe 2 fëmijë, Ajka dhe Amen. 

Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa dokumentet e depozituar në gjykatë nga ana e Xhensila Myrtezajt për zgjidhjen e martesës kanë zbuluar detaje nga ndarja e çiftit, prindër të dy fëmijëve.

Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar.

Gjithashtu thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur.

Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”.

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.

Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH