Showbiz

Ju kishte munguar? BLEONA QERETI vjen me projekte të reja! Planet për t'u bërë nënë dhe premtimi special

Shkruar nga Liberale

Ju kishte munguar? BLEONA QERETI vjen me projekte të reja! Planet për

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Bleona Qereti, ka zbuluar detaje ekskluzive për projektet e saj të reja muzikore dhe për angazhimet në kinematografi.

Ajo ndau në "Pardon My French" disa mendime për jetën personale, duke treguar se ndoshta martesa dhe fëmijët janë pjesë e planeve të saj të ardhshme.

Në lidhje me tekstin e këngës “Stani,” ku ironizon mungesën e një burri, Bleona shpjegoi:

“Është e vërtetë që nuk kam burrë dhe e solla këtë në ‘Stani’ si një mënyrë për të ironizuar. Kjo ideja ‘Nuk kam burrë’ quhet si ‘handicap’ dhe nuk është fare ashtu. Prandaj thashë ‘Ups, harrova që nuk kam burrë’ në këngë. Burrë s’kam, po një tigër e kam,” – tha me nota humori Bleona.

Këngëtarja iu bëri edhe një premtim prindërve që po ndiqnin intervistën nga Shqipëria.

“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti.

Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH