Showbiz

"Je mbipeshë, do më shpërthejnë gomat e makinës", reperja çon në gjykatë shoferin që refuzoi ta marrë me taksi

Shkruar nga Liberale
"Je mbipeshë, do më shpërthejnë gomat e

Reperja amerikane Dank DeMoss e njohur gjerësisht me emrin artistik "Big Dank ka paditur dhe ka çuar në gjykatë shoferin e një taksie.

Ajo tha se taksisti nuk e pranoi në makinë, për shkak të kilogramëve të saj.

“Më falni, por ju nuk mund të futeni në makinë. Dhe nëse nxëni dhe futeni, gomat do të shpërthejnë”, i ka thënë shoferi i taksisë, sipas pretendimeve të saj.

Por sipas padisë së paraqitur të hënën e kaluar në gjykatë në Wayne, Michigan, ngjarja ka ndodhur më 18 janar.

Reperja në fjalë kishte paguar paraprakisht që taksia ta çonte nga shtëpia e saj në Detroit, në shtëpinë e një të afërmi për një festë.

Ankuesja në padi, sqaron se shoferi i taksisë refuzoi ta linte të hipte, duke i sugjeruar të porosiste një makinë më të madhe (XL, e cila është e destinuar për transportin për shumë njerëz) mbylli dyert dhe u largua duke e lënë të priste në rrugë.

Në padinë që ngriti, reperja deklaroi se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në festën e të afërmit të saj për shkak të veprimeve të shoferit dhe pësoi një sërë dëmesh, duke përfshirë:”ankth, ofendim, siklet, pakënaqësi.”

Dhe për këtë arsye ajo kërkon kompensim për këto dëme që pësoi nga sjellja jo etike e shoferit të taksisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH