Showbiz

Eliza Hoxha flet hapur: Nga zgjedhja për të qenë beqare te pengjet e jetës

Shkruar nga Liberale
Eliza Hoxha flet hapur: Nga zgjedhja për të qenë beqare te

Këngëtare, arkitekte, aktiviste, e tashmë edhe politikane e njohur në Kosovë, Eliza Hoxha ka qenë e ftuar në podkastin "Zë me Mirën", ku ka folur për shumë aspekte të jetës së saj. Një ndër to edhe faktin që ajo sot vazhdon të jetë beqare.

Nëse ka qenë një zgjedhje personale, apo fati ka dashur që të ndodh ashtu, Eliza i është përgjigjur pyetjeve të gazetares Mira Kazhani pa filtra, duke e paralelizuar atë me të qenurit e drejtpërdrejtë si gjithmonë me nismat e saj.

"Unë nuk them që nuk kam dashur të martohem. Ose nuk kam bërë zgjedhjet e duhura, ose në rritjen time të menjëherëshme dhe për shumë gjëra, në shumë relata që unë jam përpjekur të ndërtoj, ka qenë pengesë mënyra se si unë punoj dhe se si funksionoj.

Këtë e ka parë shumë bezdisëse që të jem bashkë me një person që synon atë që unë jam, atë çfarë kam punuar e ndërtuar, të ma cënojë. Ajo ka qenë elementare për mua. Unë nuk është se nuk e kam njohur dashurinë. Unë edhe nëse vdes nesër, nuk iki me pengun e dashurisë. E kam njohur në dritën e vërtetë, aq sa ta kuptojë që nuk është dashuria posedim, që duhet ta kesh patjetër. Është shumë dimensionale dhe mënyra se si sot jetoj është pikërisht Kjo. Unë gjej dashuri me gjithçka që bëj dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Kështuqë nuk shkoj me peng për dashuri, por ndoshta pse nuk jam bërë prind", është shprehur Hoxha.

Pyetjes nëse sot e ka pengun për një fëmijë apo jo, këngëtarja shprehet se: "E kam pasur më herëT, nuk është se s'ka mundur të bëhet, sepse sot ekzistojnë mundësitë të bëhet edhe me asistim dhe teknologjitë e reja të mjekësisë, por kam dashur të jetë fryt i një relacioni apo marrëdhënie të natyrshme".

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH