Showbiz

Egli dhe Gjesti vazhdojnë lidhjen e tyre apo janë ndarë? Ky POSTIM i ish-banores së “BBV” ndez rrjetin

Shkruar nga Liberale

Egli dhe Gjesti vazhdojnë lidhjen e tyre apo janë ndarë? Ky

Finalistja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, po përjeton një moment të artë në karrierën e saj muzikore. E pranishme gjithnjë e më shumë në skenën publike, ajo po tërheq vëmendje jo vetëm për vokalin e fuqishëm, por edhe për paraqitjet e saj gjithnjë më të guximshme.

Së fundmi, një fotografi e publikuar nga këngëtarja në rrjete sociale ka ngjallur reagime të shumta dhe spekulime të reja. Në imazhin ku Egli shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, ajo ka shkruar në përshkrim thjesht: “natën e mirë” një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, ish-banorit të BBVA, dhe një nga thëniet e tij më karakteristike gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar fansave të çiftit, të cilët menjëherë kanë nisur të spekulojnë për një ribashkim të mundshëm mes dyshes, që pas përfundimit të spektaklit kishin konfirmuar ndarjen e tyre.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pak ditë më parë, kur gjatë një koncerti, Gjesi u shfaq në skenë me një bluzë që kishte të shtypur fytyrën e Eglit një dhuratë nga fansat. Ai e ‘puthi’ publikisht imazhin në bluzë, një veprim që shumë e interpretuan si shenjë të qartë ndjenjash të pazhdukura.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH