Dashuria e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos nisi në ambientet e shtëpisë së “BBVA2” dhe që nga ajo ditë, të dy ata janë bërë të pandashëm, teksa shijojnë jetën familjare edhe me vogëlushen e tyre, Luna Mari.
Luizi nuk kishte sesi të mos e surprizonte partneren e tij me momente të ëmbla nga dita e Shën Valentinit. Nëpërmjet një Instastory Kiara na ka zbuluar se Luizi i zgjodhi asaj si dhuratë një byzylyk tenis elegant dhe plot sharm.