Showbiz

Asnjë nominim në “Grammy”/ Mediat e huaja i dalin në krah Dua Lipës

Shkruar nga Liberale

Asnjë nominim në “Grammy”/ Mediat e huaja i dalin në

Të premten u zbulua lista e plotë e nominimeve për edicionin vjetor të “Grammy”-ve 2025. Emra si Beyonce, Taylor Swift dhe Chappel Roan shfaqen të spikatura në shumë nga kategoritë kryesore.

Por nga ana tjetër, disa emra të njohur u lanë jashtë kategorive kryesore, si Ariana Grande, e cila këtë vit publikoi albumin e saj të shtatë në studio, “Eternal Sunshine”.

Lidhur me këtë pati reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat shprehën pakënaqësitë e tyre.  Pavarësisht kësaj, Ariana Grande nuk ishte e vetmja.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjithashtu u injorua nga “Grammy” këtë vit, duke mos marrë asnjë nominim për albumin e saj të ri “Radical Optimism”, shkruan “DailyMail”.

Albumi mori vlerësime pozitive nga kritikët dhe arriti në vendin e dytë në “Billboard 200” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në pozitën e parë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga “Training Season” u pozicionua gjithashtu lart në listën e “U.S. Hot Dance/Electric Song”s dhe në “Billboard Hot 100” në SHBA.

Disa këngë të tjera nga albumi, përfshirë “Houdini” dhe “Illusion”, u renditën gjithashtu në lista të ndryshme globale.

Ndër artistët e tjerë që u injoruan këtë vit nga “Grammy” janë Cher, Hozier, Nicki Minaj, Lisa (BlackPink) dhe Megan Thee Stallion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH