Showbiz

ASAP Rocky shpallet i pafajshëm pas akuzave për sulm me armë ndaj shokut të tij!

Shkruar nga Liberale

ASAP Rocky shpallet i pafajshëm pas akuzave për sulm me armë ndaj

Reperi ASAP Rocky (Rakim Meyers) është shpallur i pafajshëm pas përballjes me dy akuza për sulm me armë, një çështje që mund ta kishte dënuar deri në 24 vite burg.

Ngjarja në fjalë kishte të bënte me një konflikt të ndodhur në 2021 në Kaliforni me Terell Ephron, i njohur si ASAP Relli.

Pas refuzimit të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë muajin e kaluar, Rocky u përball me një gjyq të rëndësishëm.

Por megjithatë vendimi për pafajësi e shpëtoi nga një dënim i mundshëm dhe, menjëherë pas shpalljes së verdiktit, ai u pa duke vrapuar drejt partneres së tij, Rihanna.

Lajmi ka pushtuar rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar me një valë postimesh, duke festuar lirimin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH