Showbiz

As Egli, as Gjesti/ Ja kush po dominon tabelën e ndjekësve në Instagram!…

Shkruar nga Liberale.al

As Egli, as Gjesti/ Ja kush po dominon tabelën e ndjekësve në

Në rubrikën “Social Top 5” të emisionit “Live From Tirana” ndiqen nga afër ndryshimet në numrin e ndjekësve në Instagram të personazheve më të njohur, shqiptarë dhe të huaj. Kjo javë sjell disa luhatje interesante në këtë renditje.

Gjesti, i cili një javë më parë kishte 602 mijë ndjekës, ka humbur 2 mijë prej tyre, duke zbritur në 600 mijë ndjekës. Ndërkaq, Egli Tako ruan të njëjtin numër ndjekësish, 371 mijë, pavarësisht se u komentua shumë për performancën e saj të fundit në koncert, ku interpretoi këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës – komentet ishin kryesisht negative.

Françeska Murati gjithashtu nuk ka patur ndryshim në numrin e ndjekësve, duke mbajtur sërish shifrën 152 mijë.

Ndërkohë, Joz Marku ka fituar 2 mijë ndjekës të rinj, duke kaluar nga 99 mijë në 101 mijë. Ai u pyet në “Live From Tirana” lidhur me Gjestin, ku theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me të dhe bashkëpunimi mes tyre konsiderohet i pamundur.

Në krye të listës qëndron sërish Krisa Çaushi, e cila ka fituar 3.4 mijë ndjekës të rinj, duke arritur në 76.4 mijë ndjekës.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH