Horoskop

Këto shenja horoskopi nuk duan të jenë asnjëherë beqarë! A jeni një prej tyre?

Shkruar nga Liberale

Këto shenja horoskopi nuk duan të jenë asnjëherë

Të qenit beqar është një liri që shumënjerëz e pëlqejnë dhe e shijojnë të qenit beqar por këto tre shenja preferojnë t'a shpenzojnë kohën e tyre me një partner. Lexoni dhe zbuloni në qoftë se bëni pjesë edhe ju te ky grup njerëzish.

Demi

Këto shenja horoskopi nuk duan të jenë asnjëherë

Një Dem rrallë ndihet i/e plotësuar derisa të ketë gjetur një tjetër njeri të rëndësishëm në jetën e vet. Si një shenjë e sunduar nga Venusi, Demat ëndërrojnë për takimet e para, darkat romantike dhe rënien kokë e këmbë në dashuri. Qëllimi i tyre është të gjejnë një partner/e afatgjatë, në mënyrë që të mund të jetojnë në një rutinë komode. Të qenit në një romancë me një partner/e u jep shumë siguri, ndaj nuk duan ta kalojnë kurrë jetën si beqarë.

Gaforrja

Këto shenja horoskopi nuk duan të jenë asnjëherë

Gaforrja sundohet nga Hëna, e cila mishëron sigurinë në të gjitha format e saj, duke përfshirë dhe aspektin emocional. Kjo shenjë nuk e do vetminë dhe jetën si beqare, por qëndrueshmërinë dhe lehtësinë për të qenë në një lidhje dashurie. Gaforret ndihen më mirë kur zgjohen pranë dikujt apo kur kthehen në shtëpi te dikush dhe nuk u pëlqen asgjë më shumë se të kenë një partner/e që ta dashurojnë. Ndaj, vështirë se mund të shihni Gaforre beqare!

Peshorja

Këto shenja horoskopi nuk duan të jenë asnjëherë

Peshorja është gjithmonë një lëmsh i madh stresi kur është vetëm apo beqar/e. Peshoret duan një partner/e aq shumë saqë “hidhen” fshehurazi tek aplikacionet e takimeve për të njohur një person të ri. Misioni i tyre? Të kenë një të dashur sa më shpejt të jetë e mundur sepse ata janë vazhdimisht në kërkim të lidhjeve, kundrejt qetësisë së beqarisë. Si një shenjë flirtuese, nëse ata janë vetëm me siguri që do të ankohen gjithë kohës te miqtë e tyre për faktin se janë vetëm.

Poll
SHQIPENGLISH