Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë

    Më shumë se fatin e Kosovës dialogu do të përcaktojë fatin e Serbisë

    Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara

    Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara

    Vrasja e dyfishtë në Vlorë, dyshimet e policisë mbi automjetin që ra pre e atentatit

    Vrasja e dyfishtë në Vlorë, dyshimet e policisë mbi automjetin që ra pre e atentatit

    Eurozonë, çmimet tjetër rritje për muajin korrik

    Eurozonë, çmimet tjetër rritje për muajin korrik

    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Krye
    • Polemikë
    Besimshtuar, me sytë nga SPAK dhe BKH

    Shumë rrugë e pak njerëz, shumë njerëz e pak rrugë

    A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!

    Homo Albanicus/ Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

    Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti

    Shembulli që na vjen sërish nga SHBA

    Lufta e përbashkët për mbijetesë e Ramës, Berishës dhe Metës

    Lufta e përbashkët për mbijetesë e Ramës, Berishës dhe Metës

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 375 milionë euro teprica në arkën e shtetit, tatimet ‘sukses historik’ nga kriza e çmimeve për 7 muaj

    SHIFRA E DITËS: 375 milionë euro teprica në arkën e shtetit, tatimet ‘sukses historik’ nga kriza e çmimeve për 7 muaj

    Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për pullat fiskale

    Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për pullat fiskale

    SHIFRA E DITËS: 10 vendet e para të lindjeve, Anglia nis të ‘shqiptarizohet’

    SHIFRA E DITËS: 10 vendet e para të lindjeve, Anglia nis të ‘shqiptarizohet’

    Ndryshimi i klimës, lajm i keq për një kontinent të cilit nuk i pëlqen ndryshimi

    Ndryshimi i klimës, lajm i keq për një kontinent të cilit nuk i pëlqen ndryshimi

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person

    24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person

    Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së

    Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së

    Eurozonë, çmimet tjetër rritje për muajin korrik

    Eurozonë, çmimet tjetër rritje për muajin korrik

    Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Pas tensioneve, pres që të gjejmë gjuhën e përbashkët

    Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Pas tensioneve, pres që të gjejmë gjuhën e përbashkët

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    “Traumat më lanë të traumatizuar”, modelja e njohur bën postimin e papritur

    “Traumat më lanë të traumatizuar”, modelja e njohur bën postimin e papritur

    Cili tregoi interes? Gazetari dhe miku i Ronaldos zbulojnë të vërtetën

    Cili tregoi interes? Gazetari dhe miku i Ronaldos zbulojnë të vërtetën

    Rudina Dembacaj në gjendje jo të mirë shëndetësore, ja ‘amaneti’ që i la bashkëshortit

    Rudina Dembacaj në gjendje jo të mirë shëndetësore, ja ‘amaneti’ që i la bashkëshortit

    FOTO-Video/ Rritja e kriminalitetit, El Salvadori arreston për pak muaj 50 mijë persona

Fillimi Art - Kulture

“Loser or Winner”/ Shkolla, artistët dhe jeta underground

“Loser or Winner”/ Shkolla, artistët dhe jeta underground
Share on FacebookShare on Twitter

Vladimir Myrtezai

 “Loser or Winner” është një fjali shumë përdorur në kufij garash apo sfidash me të cilat ndeshemi herë pas here. Një togfjalësh që shumëfishohet pambarimisht në ecurinë njerëzore, herë duke nënshtruar e herë të tjera duke lartuar gjendje dhe emocione të caktuara në politikë, letra, muzikë, shkencë, sport, art e kështu me radhë.

Humbës apo fitues – një trazirë emocionesh dhe një kohëzgjatje në pritje për t’u realizuar, ku herë si një odise-jadë e herë si pengmarrje ka ndërvarur jetë njerëzore nga më të rrallat e nga më të parrëfyeshmet. Një kufi miklimesh për t’u përdorur nga shkrimtarët apo studiuesit, ku me forcën e shembullit janë ndërkryer në situata të pazakonta, ku gjurmët i shërbejnë pasardhësve dhe jetës si të tillë.

Në rastin e arteve, një fidanishte ku më shumë se kudo ndeshesh me një shumëfishim trajtash dhe subjektesh nga më tërheqëset, kjo sepse e gjitha lidhet me  hedhjen e zgjatur të ëndrrës si provë ndaj sfidës për të pushtuar një mbretëri nën peshën privilegjuese të zgjedhjes.

Kemi të bëjmë me një materie që njerëzimi e shpiku që në krye të herës si shteg për të deshifruar misterin e ekzistencës, apo qoftë edhe si një ritual ngushëllimi. Gjithsesi është diçka që duhet merituar, dhe  si e tillë, qoftë për shkaqe njohjeje e qoftë për shkaqe vështirësish na duhet mëvetësia në mesazhin që sublimojmë.

Periudha e rinisë është një fazë ku truri është në ndërveprim energjish dhe potenciali përthithës është në kulm. Një burim i admirueshëm, si terren për të mbjellë e motorizuar ndërgjegje thithëse dhe propozime që shtyjnë përpara idetë.

Në thelb arti nuk është diçka që mësohet, pasi nuk është një zeje që trashëgohet. Arti është forma më e lartë asociuese që vetëvendoset në krizë, duke e shtyrë shoqërinë drejt një provokimi të vazhdueshëm elitash dhe idesh që parehatojnë stacionimin e pafund të saj. Arti e ruan akoma vetinë e paqëndrueshmërisë si e ardhme e përparme e supozimeve të mendjes dhe shpirtit. Pikërisht përballë këtij ekuacioni qëndrojnë si nevojë me dhjetëra talente që përpiqen të sfidojnë si “humbës ose si fitimtarë”.

Nga kjo zgjedhje për t’u ndeshur kemi një betejë që duhet tejkaluar apo përfshirë për t’i dhënë kuptim gjithçkaje.

Të jesh pjestar i një fidanishteje arti, siç identifikohet shpesh shkolla, është një tjetër këndshikim (jo detyrues) në formë mundësie; është një tjetër sprovë e mbijetesës dhe ritmit që të mbërthen për të qenë gati; është një tjetër udhëtim përmes dijes dhe funksionit për të depërtuar një raport të njësuar tashmë, jo nga pozita klasike e mjeshtrit dhe nxënësit, as nga pozicioni sofist në komunikim, por si bashkëpacient që vuan po njësoj dhe ndihesh pranë ekuacionesh dhe zgjidhjesh të përbashkëta.

Shekulli XXI është shekulli i shndërrimeve të mëdha në teknologji, një faktor i rëndësishëm që po luan një rol tjetërsues në dialogun për artin. Si rrjedhojë edhe krijimtaria po kalon një hov të jashtëzakonshëm gjuhësh komunikimi, në një start të çmendur të fantazisë dhe mediumit. Në këtë paletë mediatike dhe fuqish të jashtëkrahasuara teknike po ndodh një transpozicion kriteresh dhe metodash – pothuajse të papara – që i propozohet mendjes njerëzore. Është një transpozicion në rilevime të paqëndrueshme estetikash ndërtuese, por edhe në vetëprojektime të natyrës njerëzore në skuta të padukshme.

Format e larta të irracionales afrohen si udhëtimeve të pafundme gjuhësh të ndërmjetme e të miksuara në një dekadencë totale, si një rënie në gjendje të lirë e ndjeshmërisë njerëzore. I gjithë ky kontekst i përzierë dhe me mungesë kufijsh në gjuhë na vë në një tjetër sfidë për ta rrethuar me dialog kulturor, si një mënyrë për të nxjerrë më të mirën. Dija, intuita dhe analiza krahasuese përbëjnë kornizat e nevojshme ku mund të ndërtojmë dialogun e veprës së artit.

Në këtë zbulim apo fluks zbulues duhet të jemi të aftë të zaptojmë të dukshmen dhe të padukshmen, çfarë është lart dhe çfarë fshihet nën, çfarë tingëllon afër dhe larg e kështu me radhë.

Rrugëtimet e prirjes në grup, animet karakteriale, pengesat e nevojshme, ngërçet dhe stacionimet e të padukshmes trokasin papritur. Kurioziteti i pazakontë për t’u ndërtuar në të ardhmen me ndjesinë e zbuluesit të parë si formë e fshehtë e befasisë, ku ende nuk ndihesh histori, por subjekt i gjallë i saj – një manifest që zhbën të tashmen dhe ormis tekat e historisë si një lojë pa rregulla.

Këto dhunti i kemi në dorë, në fidanishten e madhe të shkollës, me individë e grupime me origjina të ndryshme, si ajsbergë të ndryshimit, që të trondisin me prurjet e pakontrolluara dhe impulsive.

Në fidanishten e artit ka shumë pikëpyetje nga ku ngremë parashikimin tonë si qasje mbi mbarëvajtjen e gjithë investimit të përbashkët. Shkolla, artistët në proces dhe jeta e tyre underground janë një trinom me kufij mundësisht të zhbërë, për të ndihmuar valvulat çliruese dhe rrëzuar muret, për një komunikim pa kufij ndarës.

Nëse arrijmë t’i bëjmë të padukshme këto ndarje kemi jetuar e bashkëjetuar njësh me burimin e brishtë të impulseve të ëndrrës, që bëhet e besueshme dhe e mundshme.

Do të ketë shumë të famshëm, nga ata njëditorët e disa më jetëgjatë, disa shumë  nga kjo fidanishte e shpërfillur.

Historia na mëson se anashkalimi i recetave ka nxjerrë artistë të mëdhenj dhe të vërtetë, kjo sepse ata patën fatin të takojnë zbulesën e panjohur të origjinës së tyre të fshehur, pikërisht përmes shmangies së rrymës dhe nëpërmjet dialogut kulturor. Janë të shumta këto pikëpjekje identitare mes atij që udhëheq dhe marrësit fatlum. Nuk janë mjetet, disiplina dhe marka shkollore që të realizojnë, kurrsesi. Fryma, mjedisi, konflikti i ideve dhe referencat bashkëkohore i hapin shtegun artistit drejt vetvetes.

Le të jetë një “rastësi” e mbarsur me njerëz në kimi, që ëndërrojnë fort për të qenë të gatshëm të përballen me fluksin e opinionit publik si një hapësirë e nevojshme për mendjen kreative. E gjitha së bashku, me të mirat dhe mungesat, për të ndërtuar një histori anësore dhe të qendrës në dobi të jetës dhe pasurisë shpirtërore në vend.

Secili kërkon të shënjohet me shkakun e vetëm e të rëndësishëm që u vetidentifikua si një vlerë e pakontrollueshme dhe e lirë.

Ju ndërtoni ëndrra, ego dhe ide për të qenë të famshëm, por e gjithë kjo ka një kosto, dhe pikërisht këtu filloni të paguani me djersën tuaj, për të qenë kështu në krye të dialogut. Parimi bazë i çdo investimi është puna dhe djersa juaj, një themel i njohur në ndërtimin e egove të mëdha në art.

Bazuar mbi këtë, duke i mëshuar studimeve dhe vëzhgimeve të vazhdueshme ndeshim një jetë të padukshme, atë të underground-it; një tjetër pamje joshëse për të kuptuar këtë udhëtim, që në sipërfaqe sjell produktin e artit.

Individë dhe grupime origjinash krejt jashtë sistemit, por të riorganizuar si pasojë e lirisë dhe si refleks i bashkëjetesës në paralele kulturore, tamam si rebelë, për të ngritur kështu një rrjet të padukshëm shkëmbimesh. Të harlisur, kundërskematikë dhe në dehje të lirisë së fituar ata propozojnë ide, shkëmbime dhe nukle nga burimi.

Kjo ndodh ditë-natë me shkëmbime territoresh e ekstaze pirjesh e dashurish krizash të pafundme , si dhe me një vrull që nuk ndalon. Në thelb ky është një lloj lubrifikimi korrektues i të gjithë atij induktimi që marrin nga skemat e mësimdhënies.

A do të ishte e mundur një shkollë arti pa këto korrente rebelimi, që në njëfarë mënyre ndërtojnë oponencën e brishtë kundrejt tekstit dhe preferencës së klasifikuar? Vetëm në këtë mënyrë mund të tronditen vetësiguritë e shumta në qarkullim, që përbëjnë pengesa të forta për një përmbushje sa më autentike.

Hapësirat kreative në pikturë, multimedia, kërcim dhe muzikë janë një tjetër hartë treguese për një bashkëpunim të frytshëm pa mure, ku gjuha komunikatave kurohet në një tjetër sfidë zërash ndërveprues. Është hapur diafragma dhe miksimi i këtyre mediumeve hap një tjetër fushëpamje, ku subjektet e rinj të ndihen të përfshirë në kërkim të zërit të tyre të fshehur. Ja pse një shkollë arti duhet mbështetur në procesin e saj formues, si e vetmja fidanishte relativisht e re. Ajo mbetet një shpresë e qenësishme për të ndërtuar një histori suksesi.

E gjithë kjo energji duhet orientuar për kah besimi dhe dashuria për ëndrrën e parë, si një flakë që duhet mbajtur ndezur me çdo kusht. Të gjitha zigzaget dhe ndërhyrjet për ta formalizuar si shkollë, nëse e cenojnë këtë ndërvarje frymëzuese janë një zero në krahasim me atë çfarë është investuar deri më tani, ku emëruesi bazë i mbijetesës ka qenë puna e palodhur dhe dashuria pa kushte në një udhëtim të përbashkët.

Artet janë enë komunikuese në marrëdhënien individ-shoqëri, tashmë një traditë që duhet ushqyer e drejtuar me kujdes e dashuri, që në asnjë rast të mos përfundojë si një histori e lavdishme e së shkuarës.

Ata artistët e rinj do të jenë të famshëm në urinë e tyre për t’u realizuar në të gjitha mënyrat, për të shijuar kështu lirinë me të cilën lindin. Ne nuk na duhet tjetër përveçse të jemi të vetëdijshëm se nuk ka gjë që ua ndalon vokacionin e tyre dhe mundësinë për të qenë të realizuar, pse jo edhe të famshëm. Koha e ka vërtetuar këtë edhe më parë. Është një betejë e humbur të ndalosh dallgën.

“Loser or Winner” një dilemë që duhet fituar si sfidë e ekzistencës në përvijimin e bukurisë së shpirtit njerëzor dhe sakrificës .

Akademia e arteve (sot universitet) duhet të jetë prova e ndërgjegjes, një basen tërheqës a vatër korrektuese ndaj të gjitha molepsjeve e keqpërdorimeve të statusit të saj që të detyron të ndeshesh brenda e jashtë  prandaj është në të mirën e një tradite të rrokë një status të fituar e që duhet trashëguar.

Ne bëjmë ëndrra, vetëprojektohemi si ndërgjegje, guxojmë të modelojmë lirinë si të pakrahasuar e të shtrenjtë por të gjitha kanë një cmim të panegociushëm detyrimin publik si pasqyrë e pavarësisë, qoftë si individ e qoftë në përfaqësim më të gjerë grupimesh.”Loser or Winner” një sfidë e gjatë që rrit këtë impakt në ndërgjegjen e gjithkujt si një pragdileme e një fillimi të riciklueshëm të ëndrrës të secilit prej nesh.

Ju sugjerojme

Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë
Aktualitet

Më shumë se fatin e Kosovës dialogu do të përcaktojë fatin e Serbisë

15:32 | 18/08/2022
Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara
Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara

15:17 | 18/08/2022
24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person
BOTA

24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person

14:56 | 18/08/2022
Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së
BOTA

Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së

14:25 | 18/08/2022
“Tallej me të dyja”/ Shqiptarja, nënë e 2 fëmijëve, plagos me thikë 27-vjeçaren, kishte marrëdhënie me burrin e saj
Aktualitet

“Tallej me të dyja”/ Shqiptarja, nënë e 2 fëmijëve, plagos me thikë 27-vjeçaren, kishte marrëdhënie me burrin e saj

13:59 | 18/08/2022
Nikolla e thirri në takim për ta informuar për Metën, Alibeaj tregon arsyen pse e refuzoi
Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, Alibeaj: Përgjegjësi kryesor i kriminalitetit, Rama

11:58 | 18/08/2022
Para
Peligrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, policia merr masa

Peligrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, policia merr masa

Kapitalizmi

Kapitalizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të Fundit

  • Më shumë se fatin e Kosovës dialogu do të përcaktojë fatin e Serbisë
  • Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara
  • 24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person
  • Vrasja e dyfishtë në Vlorë, dyshimet e policisë mbi automjetin që ra pre e atentatit
  • Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së
  • Eurozonë, çmimet tjetër rritje për muajin korrik
  • FOTO+Video/ Kryeministrja e Finlandës harbohet në disko, i kërkohet testi i drogës
  • “Tallej me të dyja”/ Shqiptarja, nënë e 2 fëmijëve, plagos me thikë 27-vjeçaren, kishte marrëdhënie me burrin e saj
  • Vrasja e dyfishtë në Vlorë, Alibeaj: Përgjegjësi kryesor i kriminalitetit, Rama
  • Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Pas tensioneve, pres që të gjejmë gjuhën e përbashkët

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al